Sabit Rrustemi: Derisa kjo botë të mos shuhet

Ditenatë e pres
poreve të padukshme të kësaj qiellnaje
trokas

Ajo zë nuk lëshon
as unë nuk e thërras
derisa pritja të pëlcas

I përkushtohem deri në amshim
kësaj ëndrre që shihet e nuk zihet

Edhe kur më shkund imi trazim
nuk hamendem
pa fund pres

derisa kjo botë të mos shuhet.

LEXO EDHE: Sabit Rrustemi: Eja, mos mbaj mëri…