Mbrëmë e pashë Shpirtin e Jusufit
Nuk erdhi shtegut të vargjeve
As nëpër tela gitare
Bimës së Tij
Gufoi
Fjalëve të Saj
Si një Engjëll Mbrojtës
Shpendi paralajmërues…
Ky s’ është Atdheu
Për të cilin gjakun derdhëm
Atdheun nuk e bëtë si deshëm
Mbrëmë
Jo ajo
Po Jusufi vetë
Ishte mes nesh
Mbrapshtinat tona
I nxori n’shesh
Pa zhurmë
Ashtu qetë
Si një Shpirt i Madh
I Urtë
Me dashurinë e pambarim…
Bëjeni Atdheun
Të tillë çfarë e ëndërruam
Që ma shumë
Shumë ma shumë ta duam
Mbrëmë
Ajo Bimë e Tij
Si Jusufi vetë
Rishtas bimoi mes nesh
(19 maj 2012)