Poezi nga Sabit Rrustemi
Përnatë fshihesh e më vjen nëpër copëra fjalësh
udhëve të ajrit me njomësinë e barit e freskun e mëngjesit
në pikë të natës dejsh më zgjon e më rinon
një tjetër njeri në mua krijon me një mal dëshirash n’ gji
pa çka pse nuk t’ shoh as nuk t’ prekë e s’ di as ku rri
botën tënde atë mrekulli të paparë ma shpërfaq për bukuri
universi i kaltër brenda syrit tënd agon me një diell të ri
si heroinë e përhershme shpirti ankthesh më çliron
hapësirën e qenies sime vetëm me dashuri e mbulon
Përditë nëpër copëra fjalësh flatrash e sqepe zogjsh
shkel tokën pëllëmbë për pëllëmbë e të kërkoj
rrah qiellin pashë me pashë e planete të padukshme trazoj
ato pamje shpirti që netëve më shpërgjumën t’i gjej
po ti s’je as në tokë as në qiell sall strukur diku nëpër dej
end e ç’end ëndrra si penelopa si ora e si më e dashura
më mungove gjatë më erdhe vonë viteve të përflakura
me zjarrin e moshës me afshin e jetës kah unë ngarend
si lule e artë vjeshte shpirtin tim e mbush gaz e shend
*Titulli i origjinalit: Vjersha që niset e nuk përmbyllet
ObserverKult
Lexo edhe:
SABIT RRUSTEMI: DUKE LEXUAR AMANETIN E HEROIT AGIM RAMADANI
Poezi nga Sabit Rrustemi kushtuar heroit Agim Ramadani
Mbi varrin tim
Në kujtimin tënd
Mos loto
Mos m’përvëlo zemrën
E dashur
Më qëlluan
Po s’u vrava
Gatitu rri sa herë thërret Vatani
Se më thonë Agim Ramadani
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult