VIDEO:Pranvera në Prishtinë (historia e këngës dhe teksti)

Kënga “Pranvera në Prishtinë”, është ndër më të pëlqyerat shqipe, mirëpo të paktë janë ata që dinë se kush është autor i tekstit të saj.
Sikurse ndodhë shpesh me këngët që i qëndrojnë kohës, ajo ka tejkaluar famën e autorit.
Përndryshe, kjo këngë u komponua nga Musa Piperku me tekst të poetit Milaim Berisha.
Kënduar nga Sabri Fejzullahu u shpërblye në “Akordet e Kosovës” -1981.
Vlen të theksohet se kënga “Pranvera në Prishtine” lindi në vitin kur Prishtina përjetoi njërën ndër pranverat më të përgjakshme:
Pranverën e demonstratave të studentëve të vitit 1981. / ObserverKult

Teksti

A t’kujtohet natë e parë,
shi kur binte në Prishtinë?
Unë e ti si dy këng’tarë
pëshpëritnim për dashurinë!

Unë të doja, ti më doje
lugut t’gjelbër të Gërmisë;
Yj’t mbi qiell na bënin roje
e lisat gjelb’ronin prej lakmisë!

S’harrohet kjo ngrohtësi e parë
kur pranvera ishte në Prishtinë!
Unë e ti si dy këngëtarë
thurnim vargje për ardhmërinë!

ObserverKult

Kiko edhe:

SABRI FEJZULLAHU: NUK I DUA BARDHËSITË…(TEKSTI DHE KËNGA)

Kliko edhe:

SABRI FEJZULLAHU: TË FALA NGA PRISHTINA (TEKSTI DHE KËNGA)

pranvera në prishtinë oh moj ti me sytë e zi sabri fejzullahu

Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët e vjetra të Sabri Fejzullahut, e kënduar në Akordet e Kosovësnë vitin 1984 , me muzikë të Musa Piperkut.

Këtu dhe dita fillon nga dashuria,
qyteti rritet në bukuri.
Këtu dhe jeta nxiton kah dituria,
e dielli sodit me lakmi.

Verë në bozhure e verë në ne,
anembanë ushton jehona.
Yje të reja lart mbi dhe
shend e verë në zemrat tona.

Eja në pranverë,
tok e tok si gjithherë,
zemra-zemrës si përherë
besa-besë si gjithherë.

Kliko KETU për ta dëgjuar këngën

ObserverKult