
pini ju disa gërçamë kafeje
sa të shkoj deri te ajo mbrëmje
me atë shi të prajshëm
pas atij filmi që s´ia dita titullin
ecëm nën atë shi të urtë
e u ndalëm po te ky vend
ajo me gishtërinjtë e fildishtë
përmallshëm mblodhi flokët e lagura
fytyra dritë i bënte
kurrë s´e harroj atë bukuri
në ata sy
u puthëm u puthëm u puthëm
të dridhura kishte në gji
edhe në më pafshi me bishtin e syrit
buzën që më dridhet
e ndonjë lot në sy
bëhuni se nuk më vëreni
ah as filxhanin e kafesë
ende fare s´e kam prekur
gishtërinjtë më paskan mbetur
në flokët e saja të lagura
në atë shi.
ObserverKult
Lexo edhe: