Sadik Krasniqi: Ka kohë e dashur

Ka kohë e dashur
Që qeshim me gojë të rrudhur
Shëtisim ndjeshëm si në kopsht sanatoriumi tuberkuloz
Heshtjen e grimcojmë me majë akulli
Pijmë të hidhurën e dhëmbit të zi
Bëjmë dashuri lepujsh

Hyjmë në ëndërr me të vdekurit
Me kuaj të çalë kapërcejmë lumenj të verdhë

Ka kohë e dashur
Që molla e egër
Si kurorë na mbulon shtëpinë e mekët
E krimbi kafshon hënën në xham