
Me këtë verë
nga vreshta e diellit
gëzuar e dashur
me këtë verë
të kuqe si gjaku i Jezusit
e dashur gëzuar pavdekësinë
e kujtohu
asnjë njeri e asnjë
çift i gjallë i Arkës së Noes
të këtij çasti
me shpirtin e frymës së qiellit
vetëm për një shekull e pak
nuk do jenë më
do ndodhë vdekja e madhe
gëzuar e dashur
pavdekësia e vdekjes
mos u pikëllo
s´do ta kemi mërzinë
veç jem ndër radhët
e pavdekësisë së vdekjes së madhe
mos u pikëllo
se prapë dikush në këtë mbrëmje të bruztë
verë të kuqe a verë të bardhe do të pijë
mund të ndodhë që ajo
t´i ketë mu sytë e tu të bukur
që e mahnitur t’i shikojë me pikëllim
këta yje që dritërinjë.
ObserverKult
Lexo edhe:
SADIK KRASNIQI: ARTI KA ARRITUR T’I MBIJETOJË EDHE KOHËRAVE TË KOBSHME ME LUFTËRA TË TMERRSHME…






