Sadik Krasniqi: Ti (a)hije

sadik krasniqi enver visoka

Nëse ke diçka nga zogu
që rilind në pranverë
të barit që e rritë shiu
të fluturës që del nga natë e zezë

ti a(h) hije
e ardhur përtej kohës
me tisin e purpurt
kopshtin tim shndrit
me prekjen tënde prej nuri

në mes nesh bie amshueshëm muzgu
frymën tënde e merr
zogu bari flutura

ti përndritesh në një yll

hon vagëllime
në sytë e mi
mbetet.

ObserverKult

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA SADIK KRASNIQI: SIMFONI MBI BAR