Safet Hyseni: Je grua apo poezi?


Më fute në hall dhe dua ta dish
Që ditën kur t’i pashë ata sytë e zi
Më lindën shumë fjalë asnjëra si ti
Vargu i shënoj rreshtat e ata t‘ngjanin ty

E marr një fjalë shndërrohet në ty
Nëpër dej më djegë kjo çmendi
Kur vështroj shtati ngjeshur selvi
Prapë derdhesh e tëra shndrohesh në poezi

Sërish vijnë fjalët nga një dy e tri
I lë të më përkundin në këtë amulli
Të lutem veç një herë ma shkelë atë sy
Të kuptojë së paku në je grua a poezi.