Salvador Dali, 10 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për të

Salvador Dali: The Persistence of Memory

Për miliona njerëz, Salvador Dali ishte mbreti i pakrahasueshëm i artit surreal. Artisti i çuditshëm ishte përgjegjës për disa nga veprat më të arrira në botë, ndoshta veprat më të famshme të artit.

Por sa dini për jetën dhe punën e tij? Ja disa fakte interesante rreth Salvador Dalit dhe karrierës së tij të mahnitshme.

1-Dali ishte i njohur për marifete gjithnjë e më të çuditshme. Ai njëherë u vendos në një shtrat spitali, i rrethuar nga aktorë që hiqeshin si mjekë, vetëm për të shitur librin e tij të fundit. Sidoqoftë, ky shtrat nuk ishte në spital, por në një dyqan librash në Manhattan, New York.

2-Dali e gjeti veten të fiksuar me disa persona të njohur. Njëri prej tyre ishte Dr. Sigmund Frojd, babai i psikanalizës.

Në të vërtetë, Dali e vlerëson Frojdin si një ndikim të madh në disa nga veprat e tij të artit. Frojdi, megjithatë, u referohej artistëve surrealistë si “idiotë totalë”. Admirimi nuk ishte i ndërsjellë!

3-Një figurë tjetër që Dali admironte ndoshta në një mënyrë më të çuditshme ishte Adolf Hitler, deri në pikën që shpesh fliste për tërheqjen e tij të thellë për diktatorin nazist. “Unë shpesh kam ëndërruar për Hitlerin ashtu siç ëndërronin burrat e tjerë për gratë”, konfirmoi një herë artisti.

4-Shumë njerëz kanë menduar se Dali ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike kur krijoi disa nga veprat e tij më mahnitëse. Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka qenë i njohur për përdorim droge. Një nga citimet e tij më të famshme ishte “Unë nuk marr drogë, unë jam drogë”.

5-Dali në të vërtetë ndihmoi në krijimin e disa planeve për një prodhim të Walt Disney që nuk e pa dritën e diellit deri në vitin 2003. Ai u kompletua nga animatorë modernë të cilët punuan shumë për të qëndruar në nivelin e artistit.

6-Artistja Yoko Ono dikur kërkoi të blinte një fije nga mustaqet e famshme të Dalit. Gjithmonë ai e gjente argëtimin në mashtrim dhe kështu Dali dhe muza e tij Amanda Lear arritën t’i shesin Onos një fije të vetme bari për 10.000 dollarë. Është e paqartë nëse ajo e kuptoi më vonë hilen.

7-Dali ishte i fiksuar me lulelakrën. Në fakt, ai një herë arriti në një konferencë me një Rolls Royce plot me lulelakra, ekuivalente me rreth 500 kg.

8-Martesa e Dalit me gruan e tij Gala ishte e çuditshme, pasi artisti ka qenë i hapur për çdo marrëdhënie që ai mund të kishte pasur gjatë marrëdhënies së tyre. Edhe më i çuditshëm është fakti që Gala, pasi kishte marrë si dhuratë një kështjellë nga burri i saj artist, i vuri kusht që ta vizitonte atje vetëm nëse kishte leje me shkrim nga ajo.

9-Salvador Dalì nuk ishte tipi që hynte në projekte biznesi. Sidoqoftë, ai është përgjegjës për një nga logot më të famshme në planet. Ai fillimisht krijoi logon e “Chupa Chups” për prodhuesit e lëpirëseve në 1969.

10-Ka pasur mosmarrëveshje të çuditshme mbi trashëgiminë e Dalit. Në vitin 2017, trupi i tij u zhvarros pasi një grua doli publikisht duke pretenduar se ishte vajza e tij. Ajo kërkoi me anë të një padie atësinë e Dalit.

U provua që gruaja e kishte gabim, por fakti më interesant nga gjithë kjo histori ishte që mustaqet emblemë të Dalit kishin mbetur të paprekura, gati 30 vjet pas vdekjes së tij.

(burimi: Tons of Facts /Tirana Today)

Piktura ilustruese: “Këmbëngulja e kujtesës”

ObserverKult


Lexo edhe:

SALVADOR DALI, PIKTURA DHE PASIONET

Jeta dhe vepra e Salvador Dalì janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me njëra-tjetrën.

Shumë ndodhi të jetës së këtij artisti, pasqyrohen në mënyrë të drejtpërdrejt në krijimet e tij. Numri më i madh i pikturave mund të kuptohen vetëm në bazë të ngjarjeve që kanë shënuar biografinë e tij.

Jeta dhe vepra e Salvador Dalì janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me njëra-tjetrën.

Shumë ndodhi të jetës së këtij artisti, pasqyrohen në mënyrë të drejtpërdrejt në krijimet e tij. Numri më i madh i pikturave mund të kuptohen vetëm në bazë të ngjarjeve.

Ngjarje që kanë shënuar biografinë e tij.

Dalì mori mësimin e parë te vizatimit në moshën 10 vjeçare. Kjo, nën drejtimin e piktorit të famshëm impresionist Ramon Pichot (1872 – 1925), mik i babait.

Gjatë këtyre le­ksioneve, që u zhvilluan në “Mulì de la Torre”, një mulli në pronës­inë e familjes Pichot, Dalì mësoi të njohë teknikën e impresionistëve.

Më vonë do të tregojë që ka qenë i influencuar fuqishëm nga vepra e Pichot. Ato përfaqësojnë lidhjen e tij të parë me një rrymë artistike, jo akademike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult