Samanta Karavella: Të lutem eja sonte… (teksti dhe kënga)

Ndalu pak të lutem,
eja dhe më pranë,
të flasim si dikur,
jo – nuk do të mbajë.

Asgjë nuk ka ndryshuar,
as fjalët që peshojnë,
vështirë do mbes gjithmonë,
një peng i pathënë.

Nga gjithçka që kishim,
mbeti pak..
as kujtime, falje, lot, dhimbje –
nuk ka.

Më merr, më rrëmbe,
zgjomë një tjetër ëndërr,
mos më lerë.

Ti më merr, s’të shoh më,
por prapë të ndjej,
merrmë në krahët e tua –
edhe njëherë.

Nuk ke pse të druhesh,
nuk kërkoj më kthim,
as falje nuk kërkoj,
lermë veç një shpjegim.

Frymën tënde afër meje ndjej
e zgjasë dorën të të prekë
dhe më s’të gjej.

Ti thjesht dëgjo zemrën time,
të lutem eja sonte,
ti kthehu mos më lër…

E ndjej, në zemër më ke,
e di tek unë do të kthehesh përsëri
më merr, më merr!

Ndalu pak, të lutem,
eja dhe më pranë,
të flasim si dikur –
jo nuk do të mbajë.

ObserverKult

Nga po kjo këngëtare: Samanta Karavella: Na lër të lutem veç dashurinë… (teksti dhe kënga)