Thënie nga Sami Frashëri: Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij

sami frashëri orët

Thënie të zgjedhura të Sami Frashërit:

-Edukata është një petk që do ta veshë njeriun derisa do të jetë gjallë, prandaj duhet pasur kujdes që të jetë sa më e përsosur.

– Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij, morali i përgjithshëm.

-Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.

– Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve.

-Ato çka di njeriu, në krahasim me çka nuk di, janë kurgjë.

-Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

-Të gjithë e duan thjeshtësinë, disa e lavdojnë, pak vetë e zbatojnë.

 – Atë që nuk është në gjendje të ecë në rrugë të sheshtë, mos e shtrëngo t’i ngjitet malit./ ObserverKult


charlie chaplin

Lexo edhe:

25 THËNIE NGA CHARLIE CHAPLIN: NE MENDOJMË SHUMË DHE NDJEJMË PAK…

Më 16 prill 1889, 134 vite më parë lindi aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin.

Ai ishte njëri nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.

Fëmijëria e komikut Chaplin ishte tragjike. Ai ishte rritur mes varfërisë dhe lagjeve të rrënuara.

Gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale.

Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër.

ObserverKult ua sjell 35 thëniet e tij më të njohura:

Lypset një minutë për të dalluar dikë, një orë për ta vlerësuar, një ditë për ta dashuruar, e një jetë për ta harruar.

Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.

Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.

Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.

Suksesi të bën simpatik.

Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur.

Pushteti shërben vetëm për të bërë ndonjë dëm, për çdo gjë të hajrit mjafton dashuria.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult