Sami Hajra: Babës!

sami hajra

Jan’ ba shtatë vjetë…

Nji luleshtrydhe
t’ka mbi n’varr
si feniks i emnit tand,
aty ku ta vnova kryet për herë t’fundit,
pa pasë nevojë për lutje,
hipokrizi,
falcitet,
e fraza boshe në gjuhë të huaja.

Do t’vi nesër me e hedhë nji pikë ujë,
si gjashtë herave tjera t’kalueme.

S’di qysh do t’mbahem
se malli e ban t’vetën.
S’di a do t’mbahem!

Nëse ligem
e ta marr ftyrën prej burri shkamb, m’fal!
…Ti m’kupton ma shum’ se zoti.

Ti e dije se nanën e ka lodhë pleqnia
por, unë nuk harroj…dhe do t’vi nesër!

Më prit,
e më mëso të bahem pak ma i fortë!

ObserverKult


Lexo edhe:

SAMI HAJRA: I HARRUEM