Poezi nga Sami Hajra
Ne tallim dekën
Si loja llego
Tuj kriju bisha prej asgjasë
Nga frika e t’panjohurës.
Un’ flas e rrnoj
Prej që t’du ty
Dhe asnji ditë ma herët a ma vonë.
Ti dridhesh si gjethe n’ujë
Kur t’prekin duart e mia.
Ti ban’ tinguj violine për mua
E un’ naiv zhvishem
T’notoj në dallgët e trishtimit.
Kjo, nuk m’ka ndodhë
Ta du nji kafshë si ty
Anipse ftyrën ta kam harru.
Ti s’je k’tu
As ikë drejt harresës.
Ngele ajo e vogla
Që strukeshe n’krahun tim e mbrojtun
Teksa m’ shprishje flokët.
A thu:
Sa ke vujtë
për me fitu dashninë time?!
A thu:
Kush t’mallkoj që t’mi durosh fjalët e çmenduna?!
Teksa ftyrën tande meteor
Mbulojnë si bora e dimnit, fjalët e mia shkëmb?!
Çfar’ je ti?
Pasi dua t’bëj marri:
Ta talli dekën!
Anipse ftyrën ta kam harru.
ObserverKult
Lexo edhe:
Asht’ mbytë deti
N’sytë e tu
E un’ jam ba hije mallkimi
Atje ku Zeusi shkrihej n’mastrubim
Me zemrën tane t’pluhnosun.
Vetmia edhe sot’ si n’mot
Asht’ ktu, me mua
Tuj rrotullu mallin
Si i vet’harruem
Pa dashtë me pa botën
Si ecë
Pa ty.
ObserverKult
Lexo edhe:
FERNANDO PESSOA: LETRAT E DASHURISË
Të gjitha letrat e dashurisë
Janë qesharake.
Nuk do të kishin qenë dashurie, po të mos ishin
Qesharake.
Edhe unë kam shkruar në vaktin tim letra dashurie,
Dhe ato ishin, si të gjithë të tjerëve,
Qesharake.
Letrat e dashurisë, nëse dashuron,
Duhet të jenë
Qesharake.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult