Tani që buzët e mia janë gjallë
Fjalët prej tyre të pathëna mund të mbeten,
Po a do të kujtohet shpirti im
Të flasë kur të kem vdekur?
Por edhe sikur shpirt im të kujtohej,
Nuk do t’ia vije veshin, i dashur,
Sepse tani t’i dëgjosh nuk duhet,
Dhe atëherë t’i pranosh nuk do të mundesh.
*Titulli i origjinalit: “Pas vdekjes”
Përktheu: Irena Dono