Sara Teasdale: Oh, sepse ti nuk u përpoqe kurrë…

"Gremina e dashunis"

Oh, sepse ti nuk u përpoqe kurrë
të më përkulesh vullnetin ose të më thyesh krenarinë.
Dhe asgjë prej njeriu shpellash bëre.
Ti gjysmë të frikësuar doje të më mbaje,
Askurrë me një ajër pushtues
Ti mendoje të më tërhiqje pa vetëdije –
Më merr, sepse të dua më shumë
seç të kam dashur ndonjëherë më parë.

Dhe meqenëse virgjëria e trupit
Vetëm nuk ishte as e rrallë dhe as e mirë
Një shpirt ende i paplotësuar,
Nëse nuk do të ta kisha dhënë ty,
Merri ëndrrat e mia dhe mendjen
Që ishin pa padron si era;
Dhe ‘Mjeshtër’ do të të them,
gjë që nuk ma ke kërkuar kurrë.

*Titulli i origjinalit: “Sepse”

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Sara Teasdale: Të më duash më thellë dhe më gjatë…