Schwarzenegger: Gjithçka arrini nëse i besoni idesë suaj 100%

schwarzenegger

Më poshtë i keni disa thënie nga Arnold Schwarzenegger frymëzuese për të vrapuar pas ëndrrave:

Forca nuk vjen nga fitorja. Vështirësitë që i kaloni ua zhvillojnë forcën. Kur kaloni nëpërmjet mundimeve dhe vendosni të mos dorëzoheni, ajo është forcë”

– “Cila është esenca të qëndroni në këtë Tokë nëse do të bëheni si çdo njeri tjetër?”

– “Dështimi është po ashtu përvojë e domosdoshme për t’u rritur në jetët tona, pasi që nëse asnjëherë nuk i testojmë limitet që i kemi, si do ta dimë sa të fortë jemi? Si do të rritemi?”

– “Nëse dëshironi ta shndërroni një vizion në realitet, ju duhet të përkushtoheni 100% dhe asnjëherë të mos ndaloni së besuari në ëndrrat që i keni”

– “Për mua, jeta ka kuptim kur vazhdimisht jam i uritur. Domethënia e jetës nuk është vetëm të ekzistoj, mbijetoj, por të eci para, të shkoj lart, të arrijë gjëra dhe të pushtoj gjëra”

– “Mendja është limiti. Përderisa mendja mund ta imagjinojë faktin se mund të arrini diçka, atëherë ju mund ta arrini atë nëse besoni vërtet 100%”

– “Mendimi pozitiv di të jetë ngjitës. Duke qëndruar pranë fitimtarëve, kjo ju ndihmon të bëheni edhe ju një i tillë”

– “Dështimi nuk është opsion. Çdo njeri duhet të ketë sukses”

– “Duhet të mbani mend diçka: Çdo njeriu i dhimbsen të dobëtit;xhelozinë duhet ta fitoni!”

– “Aq më shumë njohuri që keni, aq më të lirë jeni të mbështetni në instinktet tuaja”. 

ObserverKult

Lexo edhe:

FJALIM FRYMËZUES NGA SCHWARZENEGGER: BESO NË VETE, PAVARËSISHT SE ÇFARË MENDOJNË TË TJERËT!