O, kurrë mos u lodh së punuari për atdhe…

atdhe

Atdhe më je i dashur sa më s’ka,
më je nënë, më je motër, më je vëlla, thoshte poeti ynë i njohur Naim Frashëri.

Mendje të ndritura kanë lënë thënie të çmuara për atdheun. ObserverKult ju sjell disa prej tyre:

– Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të
Horaci

– Jo toka, por qielli është atdheu i njerëzve.
Gregory Nyssen

– Atdheu është gjithnjë atje ku ka përparim.
Aristofani

– O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
Euripidi

– Kush ka vdekur për atdhe nuk ka vdekur, por ka le.
Shqipe

-Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe.
Stendali

-Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
Greke

Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
Ciceroni


-Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë.
S.Frashëri

-Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
Elyari

-Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të.
Kenedi

– Atdheu është aty ku është zemra.
Gaius Plinius Secundus

– Një patriot duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për ta mbrojtur atdheun nga qeveria e tij.
Edward Abbey

– Ai që do vendin e vet, respekton edhe vendin e tjetrit.
Ulrich Fleischhauer

ObserverKult

——————————————–

Euripidi

Euripidi, (480 – 406 PES) së bashku me Eskilin dhe Sofokliun përbën treshen e tragjedisë klasike greke, prej të cilit nga 92 vepra gjithësej që bashkëshkroi janë ruajtur, ose kanë mbërritur derimsot vetëm 17, të cilat janë: “Ifigjenia në Aulidë”, “Elektra”, “Oresti”, “Ifigjenia ne Tauridë”, “Risoja”, “Troadet”, “Hekuba”, “Andromaka”, “Helena”, “Bakidet”, “Alkestra”, “Herakliu i tërbuar”, “Fenikaset”, “Joni”, “Medea”, “Hipoliti”, “Heraklidët”, “Iketidët”,  dhe vepra satirike “Ciklopi”.  

Popullariteti i madh që arriti, bënë që shumë nga shfaqjet e tij të kenë patur fatin të vijnë të paprekura, fat i cili nuk i buzëqeshi dy tragjedianëve të tjerë të antikitetit greke, Eskili dhe Sofokliu.

Vepra e Europidit përbën gurthemelin më të qenësishëm të epokës helenike, e cila së bashku me Homerin, Demostenin dhe Menandrën konturuan epokën klasike greke.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult

Lexo edhe:

RECENSION: TRAGJEDIA “MEDEA” NGA EURIPIDI