Sekreti i nanës, poezi nga Zyrafete Manaj

zyrafete manaj

Dy poezi nga Zyrafete Manaj

SEKRETI I NANËS

ma mirë se nana nuk ja lexova notat dashnisë
ajo i mbështillte me erë ftoi, arka me tre dryrë ia ruante sekretin.

ma mirë se nana as amanetin e yjeve të ashiknisë se ruaja
ajo ia lexonte novelat, taktin e zemrës.
dashninë e ndrydhte brijash për t’i mbet besnike vetës.

nëna dashniplotë e prekte me buzë shijen dashurore
shpërndante si lulet nektarin stinve
me dulëzat e djersës nga ditët e lodhshme
e pritëte natën me dashninë që ia shëronte dhimbjet.

NATË ILEGALE

at’ nat’ ika për Prishtinë
se prangat në der’ kishin varur
dita ishte pa diell
e shkurti acar në vete.

at’ natë ilegale isha
me mshef “fain” për lirinë në nxënie
shkurtit ia shkurtuan ditët
me arrestuan bashkë me fundmuajin.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZYRAFETE MANAJ: VONË ARRIJMË