Serafina Lajçi: Heroinë

Ti thue se jam e bukur
Imazh që t’bie n’sy
Çka me t’thanë ty?…
Unë me fol s’di
As me mendue s’di
M’kanë m’sue me përsëritë
Si kukull m’kanë kurdisë
Përmendsh çdo fjalë e di
T’tanë kryejnë punë për mu
Se unë S’DI
S’DI as ç’asht etika
Bile lehtë shitem n’treg
BUKURIA krejt dyert m’i ka çelë
M’fal, KAMT’ deshta me thane
Po ti n’këtë gjuhë
M’kupton mire
M’ndje n’se gaboj!
Ti vetes i thue mashkull
Veç pse
T’zgatun mes kamve
E ke
Je dhe intel…ekt…uaaaal
M’pandeh
E ndishme jam n’shqiptime t’rana!
Ti je dhe DIKUSHI
Si Dikush Dikushat para e mas teje
Ti pret të t’luaj synin
Të t’qeshi ambel
Se jam e BUKUR
Ohhh
M’fal…
po s’je tipi jem
Ahhh!
Sedren ta lëndova?
Çkaaa? Kaq shpejt u bana kurvë?
Unë shkoj me atë, atë e atë??
Ohhh koke njimend BURRË
Veç burrat s’hajnë…si ti
Përtypen mirë para se me u
Ngi
Mue sot ma
Mirë m’thuej
Heroinë
Mjaft
Qi sojit tand t’jarguem
S’ja kam dhanë
Tagjinë
Heroinë si shumë
Tjera
Qi deshe m’i vra
N’Paragjykim
Veç pse
BUKURIA
Për ty asht krim
Krim qi ti s’mundesh m’e
Zotnue
Po,
BUKURIA
Ka edhe f’tyrë
Edhe mend
Edhe…
Pse me t’kallxue ty
Ty
Natyrshëm po t’shoh tuj thane
Se as k’ta se kam shkrue
VET
Po, mue kjo ma s’më
VRET
Jam MËSUE
Kam me rrnu me t’tregue
N’perandorinë teme
BUKURIA
S’ka veç f’tyre gruaje