E lodhur ngjan dita, gjumë të thellë do sonte
përplasjet e dallgës sfumohen ngadalë,
dielli shkon të fshihet tutje në horizonte,
rrëshqet e menduar hëna e sapodalë.
Lugina e heshtur vë veshin në pritje,
gurgullon përroi, i qetë, paqësor.
Pylli i errët priret, shtriqet në dremitje,
ja këndon ninullën bulkthi mbrëmësor.
Dëgjon nina – nanën edhe lumi i thellë,
rrjedha e pëshpërit, përkëdhel gurishtet,
Bashkohet plot gaz me ujin e kthjellë,
shushurimë e blertë lëmon kallamishtet.
1910
*Titulli i origjinalit: “Natë”