Sergej Esenin: Lamtumirë, ma s’do t’shoh me sy…

sergej esenin

Lamtumirë Baku! Ma s’do t’shoh me sy.
Tash helmin dhe frigën n’shpirt i kam tok.
Dhe zemra me dorë tani m’asht m’afri,
E thjesht ndjej n’vete fjalën thjesht: shok.

Lamtumirë Baku! Lamtumirë, o kangë e thjeshtë!
N’çastet e fundit edhe shokun përkëdheli…
Që koka e tij si flori trandafili resh,
T’më përkulet n’erën e jargavanit që çeli.

Shqipëroi: Ibrahim Rugova

LEXO EDHE: Sergej Esenin: E kam dashur…