Sergej Esenin: Lutja e nënës

sergej esenin tanjusha...

Poezi nga Sergej Esenin

Në periferi të fshatit, në një izbë, krejt e vetmuar
një nënë plakë para ikonës, po lutet e gjunjëzuar.

Lutet për djalin e vetëm, vajti kohë që s’ i ka shkruar,
pse lufton në dhe të huaj, atdheun për të shpëtuar.

Lutet nëna e mjeruar dhe fshin lotët që e verbojnë,
atëherë syri i mjegulluar sajon pamje që e tmerrojnë.

E çon në një fushë beteje, lufta ende s’ ka filluar,
sheh djalin e saj hero, të vrarë, me lavdi mbuluar.

Përmbi gjoks njollat e gjakut përshkënditje e flakëruar,
dhe flamurin e armikut, dorë e ngrirë e mban shtrënguar.

Ngazëllimi drithërues i ngrin gjakun plot trishtim,
kokë e saj e zbardhëlluar mbi pëllëmbët gjen strehim.

I mbulon vetullat, ballin, floku i rrallë që ndrin nën zjarr,
por tashmë, lotët që rrjedhin ngjajnë porsi margaritarë.

1914

Shqipëroi: Arqile Garo

ObserverKult

——————————

nëne esenin

Lexo edhe:

PARA VDEKJES ESENIN E SHKROI KËTË POEZI. A E DINI ME ÇKA?

Sergej Esenin u lind në 3 tetor 1895 dhe u nda nga jeta më 28 dhjetor 1925. Ai ishte poet lirik rus dhe njihet si një nga poetët më të famshëm dhe të mirënjohur të shekullit të 20-të. Ishte vetëm 30 vjeç kur e la këtë botë, i lodhur e i dërmuar nga gjithçka kishte jetuar…

Jeta

Sergej Esenin u lind në Konstantinovo në Ryazan Governorate të Rusisë Perandorake në një familje fshatare. Ai e kaloi shumicën e fëmijërisë së tij me gjyshërit, të cilët esencialisht e edukuan atë. Ai filloi të shkruante poezi që në moshën 9 vjeçare.

Në vitin 1912, Esenin u zhvendos në Moskë. I mbulonte shpenzimet duke punuar si korrektor teknik në një kompani printimi. Një vit më pas ai u regjistrua në Moscow Charnyavsky University si një student i jashtëm dhe studioi atje për një vit e gjysmë. Poezitë e tij të hershme u inspiruan nga folklori rus.

Në vitin 1915, ai u zhvendos në Petrograd. Aty u njoh me poetë si Alexander Blok, Sergey Gorodetsky, Nikolai Klyuev dhe Abdreu Bely dhe u bë i njohur në rrethin letrar. Blok-u i dha ndihmë të veçantë në promovimin e karrierës së hershme si poet. Esenin tha se Bely i dha atij kuptimin e formës. Bloku dhe Klyeuvi ia mësuan lirikën…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU