Para vdekjes Esenin e shkroi këtë poezi. A e dini me çka?

sergej esenin tanjusha...

Sergej Esenin u lind në 3 tetor 1895 dhe u nda nga jeta më 28 dhjetor 1925. Ai ishte poet lirik rus dhe njihet si një nga poetët më të famshëm dhe të mirënjohur të shekullit të 20-të. Ishte vetëm 30 vjeç kur e la këtë botë, i lodhur e i dërmuar nga gjithçka kishte jetuar…

Jeta

Sergej Esenin u lind në Konstantinovo në Ryazan Governorate të Rusisë Perandorake në një familje fshatare. Ai e kaloi shumicën e fëmijërisë së tij me gjyshërit, të cilët esencialisht e edukuan atë. Ai filloi të shkruante poezi që në moshën 9 vjeçare.

Në vitin 1912, Esenin u zhvendos në Moskë. I mbulonte shpenzimet duke punuar si korrektor teknik në një kompani printimi. Një vit më pas ai u regjistrua në Moscow Charnyavsky University si një student i jashtëm dhe studioi atje për një vit e gjysmë. Poezitë e tij të hershme u inspiruan nga folklori rus.

Në vitin 1915, ai u zhvendos në Petrograd. Aty u njoh me poetë si Alexander Blok, Sergey Gorodetsky, Nikolai Klyuev dhe Abdreu Bely dhe u bë i njohur në rrethin letrar. Blok-u i dha ndihmë të veçantë në promovimin e karrierës së hershme si poet. Esenin tha se Bely i dha atij kuptimin e formës. Bloku dhe Klyeuvi ia mësuan lirikën.

Karriera

Në vitin 1916, Esenin publikoi librin e tij të parë me poema, Radunitsa. Përmes këtij koleksioni therës poetik mbi dashurinë dhe jetën e thjeshtë, ai u bë një nga poetët më të famshëm të atyre ditëve. Martesa e tij e parë ishte në vitin 1913 me Anna Izryadnova. Ajo ishte një bashkëpuntore nga një shtëpi publikuese, me të cilën pati një djalë, Yuri.

Nga viti 1916 në 1917, Eseninit iu ngarkua një detyrë ushtarake, por shpejt pas Revolucionit të tetorit të vitit 1917, Rusia u largua nga Lufta e Parë Botërore. Duke besuar se revolucioni do të sillte jetë më të mirë, Esenini e mbështeti atë. Shpejt u zhgënjye. Nganjëherë i kritikonte rregullat bolshevike në poemat e tij si The Ster October Has Deceived Me (tetori i ashpër më mashtroi).

Në gusht të vitit 1917 Esenini u martua për herë të dytë me Zinaida Raikh (më vonë aktore dhe gruaja e Vsevolod Meyerhold). Ata patën dy fëmijë. Vajzën Tatyana dhe djalin Konstantin. Prindërit u grindën dhe jetuan ndaras për një kohë deri në divorcin e tyre në vitin 1921. Tatyana u bë një shkrimtare e njohur, dhe Konstantini do të bëhej një refer futbolli.

Në shtator të vitit 1918, Esenini themeloi shtëpinë e vet publikuese të quajtur Трудовая Артель Художников Слова (Kompania e punës së artistëve të botës). Bashkë me Anatoly Merienhof themeluan një lëvizje ruse të imagjinizmit.

Në fund të vitit 1921, ndërsa vizitonte studion e piktorit Georgi Yakulov, Esenini takoi valltaren amerikano-pariziene Isadora Duncan. Ata u martuan më 2 maj 1922. Esenini e shoqëroi gruan e tij të famshme në një udhëtim në Evropë dhe në SHBA. Martesa e tij me Duncan ishte e shkurtër. Në maj të vitit 1923, ai u kthye në Moskë.

Në vitin 1923 Esenini u përfshi romantikisht me aktoren Augusta Miklashevskaya të cilës ia dedikoi disa poema. Të njëjtin vit ai pati një djalë me poeten Nadezhda Volpin. Djali i tyre, Alesander Esenin-Volpin u rrit për tu bërë poet dhe aktivist i përhershëm në lëvizjen disidente sovjetike të viteve ‘60.

Në vitin 1925 Esenini e takoi dhe u martua me gruan e tij të katërt, Sophia Andreyevna Tolstaya, mbesa e Tolstoit. Ajo u përpoq që t’i rrinte afër dhe ta ndihmonte poetin brilant, por tashmë ishte tepër vonë pasi Esenini vuante nga sindroma të renda manjakodepresive. U shtrua për kurim një mujor në një klinikë psikiatrike.

sergej esenin

Vdekja

Ndërsa del nga klinika vetëm për disa ditë me rastin e Krishtlindjeve, ai pret damarët dhe me gjakun e tij shkruan poezinë e Lamtumirës. Të nesërmen në mëngjes gjendet i vetëvrarë në tubat e ngrohjes në tavanin e dhomës se tij në Hotel Angleterre, kur sapo kish mbushur 30 vjeç.

Ishte 28 dhjetor 1925, Esenini shpjegoi se nuk kishte bojë në dhomë, kështu që ai e shkroi poezinë me gjakun e tij. Sipas versioneve që njihen tashmë ndër hulumtuesit akademikë të jetës së Eseninit, poeti ishte në gjendje depresioni. Pas funeralit në Union në Leningrad, trupi i poetit u transportua me tren në Moskë. Aty u organizua një lamtumirë për të afërmin e miqtë e tij. U varros më 31 dhjetor 1925, në varrezën Vagankosvkoye të Moskës. Varri i tij ka një skulpturë të bardhë mermeri.

Ekziston një teori se vdekja e Eseninit ishte aktualisht një vrasje nga agjentët e NKVD-së (paraardhësit e KGB-së) të cilët e bënë të dukej si vetëvrasje. Novela “Yesenin” publikuar nga Vitali Bezrukov i dedikohet këtij versioni të vdekjes. Në vitin 2005 seriali televiziv “Sergey Yesenin” i bazuar në novelën e tij u shfaq në Channel One Russia. Filmi u kritikua nga ekspertët mjeko-ligjorë të cilët thanë se argumentet ishin të pabazë.

Ndikimi

Vetëvrasja e Eseninit shkaktoi një epidemi vetëvrasjesh nga fansat e tij kryesisht femra. Edhe pse ai ishte një nga poetët më të shquar të Rusisë dhe iu bë një funeral i madh nga shteti, shumica e shkrimeve të tij u ndaluan nga Kremlini gjatë regjimit të Stalinit dhe Hrushovit. Kritikat e Nikolai Bukharinit ndikuan dukshëm në ndalimin e tyre.

Vetëm në vitin 1966 shumica e punës së tij u ripublikua. Sot poezitë e Eseninit mësohet në shkollat ruse. Shumë prej tyre janë të shoqëruara me muzikë dhe të regjistruara si këngë të famshme. Tanimë universiteti shtetëror i Ryazanit mban emrin e tij.

Në vitin 2005 studioja ruse Pro-Cinema Production prodhoi një mini seri televizive “Yesenin” mbi jetën e poetit. Filmi përshkruante versionin e vdekjes së tij sipas së cilit ai u vra nga agjentët e NKVD-së të cilët e bënë të dukej si vetëvrasje. Poezia e fundit e Sergei Eseninit ishte inspirimi kryesor për këngën “It Was Written In Blood” “Ishte e shkruar në gjak” nga Bring Me The Horizont në albumin e tyre “Sezoni i vetëvrasjes”.

Sot Sergei Esenini lexohet akoma nga miliona njerëz në tërë boten dhe shumë nga poezitë e tij janë kthyer në këngë popullore ruse. Vdekja e tij e parakohshme, antipatia që kishte ndaj tij e ashtuquajtura elitë, adhurimi nga njerëzit e zakonshëm dhe sidomos sjellja e tij sensacionale deri tej limiteve, e kthyen popullaritetin e tij artistik dhe vetë Eseninin në një figure popullore mitike.

Lamtumirë miku im

Miku im i shtrenjtë, lamtumirë!
Ty këtu në shpirt të kam, ta dish!
Fati po na ndan sot pa dëshirë,
Po diku do shihemi sërish!
Lamtumirë mik, pa fjalë e lotë!
Vetullat ti ngrysësh, s’ka përse.
Vdekja s’është gjë e re në botë.
As të rrosh nuk është gjë e re.

ObserverKult

Lexo edhe:


SERGEJ ESENIN: PA TË JETA IKËN…