Sergej Esenin: N’kët jetë me vdekë nuk asht gja e re…

sergej esenin tanjusha...

Lamtumirë, lamtumirë, shoku im.
O, i dashtun, të mbaj mu në gji.
Ndamja e caktueme, prap’ premton takim,
U premton njerëzve bashkimin e ri.

Lamtumirë, shok, pa fjalë t’idhta, shtrëngim dore,
Mos e mrrol dhimbshëm ballin, mos vajto-
N’kët jetë me vdekë nuk asht gja e re,
Por as me jetue s’asht ma e re, beso.


Shqipëroi: Esad Mekuli

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: TANI E TUTJE NUK DO VUAJ…