Vetëm për ty kurorë do thur,
me gjethe bliri dhe shebojë.
Atdhe i bukur e plot nur
ty të besoj, të dashuroj!
Kundroj luginat pa mbarim,
këtu dhe tutje e përgjithmonë,
ku shkojnë lejlekët me përtim,
dhe monopatin që dredhon.
Lulëzon këneta pagëzore,
zhukat urojnë mbrëmje të mbarë,
pikat që bien mbi bregore,
po i prijnë shiut shpëtimtar.
Edhe kur mjegulla nis tretet,
flatrat e erës shungullojnë,
qetësi me erë livani mbetet,
dhe magjistarë që të bekojnë.
1915
Shqipëroi: Arqile Garo