Veç edhe një ditë jetoi dhe mbaroi
me gëzimet dhe hidhërimet e tyre të vogla përmbi
një ditë e pazakontë, e parëndësishme shkoi
përveç ca momenteve kur mendoj për ty
E di, të gjithë jetojnë copëzën e tyre të jetës
me çdo ditë të re, ndryshojnë edhe gjërat, ndërro
ti, nga copëza jote e jetës, zgjidh të lutem, vetës
le të jem unë, mua mos më harro!
Mos më harro, mua mos më harro
sepse të qenurit i harruar prek çdo kënd
ti, nga copëza jote e jetës, zgjidh të lutem, kërko
mua mos më harro, të jem në çdo vend!
A e di? Ty vërtetë të kam dashtë
ndër gjërat që më së shumti kisha
ty të zgjodha mes kujtimesh, në dashuri kur rashë
e si arsye të vetmen, pak lumturi desha!
Përktheu dhe përshtati: Përparim Blakaj