Shahindere Bërlajolli është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë. Shahindere Bërlajolli lindi më 7 gusht 1946 në Pejë. Arsimin fillor dhe atë të mesëm i përfundoi në Pejë, për të vazhduar me normalen për mësuesi. Shahindere Bërlajolli u nda nga jeta më 3 maj 2020.
Ajo gjatë karrierës së saj si këngëtare ka krijuar dhe kënduar disa hit këngë të cilat edhe sot dëgjohen me ëndje.
Në mesin e tyre është edhe kënga “Marak t’u bana i mjeri”, tekstin e së cilës e gjeni në vazhdim:
Marak t’u bana i mjeri
Atij syu t’zi.
Po vij qark porsi skifteri
Me u taku me ty
Aman shpirt mos ik prej meje
Se unë tjetër s’du.
Ke me u plakë moj gocë e re
Dhe ke me u pendu…
Unë ndër shoqe ty të zgjodha
Për njat bukuri
Dy faqet kuq, kuq si molla
Ru’ja djalit t’ri.
ObserverKult
Lexo edhe:
NEXHMIJE PAGARUSHA & LILIANA ÇAVOLLI: PERËNDESHË E BUKURISË MË JE…(TEKSTI DHE KËNGA)
Perëndeshë e bukurisë je
un’ për tynë do t’pëlcas
dashurinë që kam në zemër
u bu bu si do t’ia bëj
Se n’andërr të shikoj
e kurrë s’të harroj
mos më mundo
o yll o xhan o zemër o
Jak unë e jake ti
jak o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë…
Tekstin e plotë dhe këngën mund ta gjeni KËTU