Sharl Bodler: Ah, të desha unë, e dije kët’ edhe ti

Rreth e rreth meje rruga shurdhonjse ulërinte;
E gjat’, e hollë, në petk të zi e madhështor
Një grua kaloi; hijerandë, kolovitte
Stolitë e fustanit të saj vetë me dorë.

Si flutur, fisnikja, me këmbë si statujë,
Ndërsa unë po thithja, i shastisur fare,
Nga syri i saj që mbrun furtunë e bujë
Ëndjen magjepsëse dhe kënaqësinë vrastare.

Ja shkrepi dhe u err.-Bukuri ikanake
Që me vështrimin tënd zemrën ti ma përflake,
S’të shoh kurrë më, vallë, pos në përjetësi?

Ah! gjetiu, shumë lang, vonë ndoshta kurrë!
S’di ku ike ti, ku shkoj unë ti s’e di,
Ah, të desha unë, e dije kët edhe ti.

Përktheu: Mensur Raifi