Shazim Mehmeti: Asht natë, e drita jote m’ndrit, m’përflak…

Shazim Mehmeti

Nga Shazim Mehmeti

Ashtë natë,
e drita jote m’ndrit,
m’përflak.

Aq m’përflak drita jote,
sa m’vjen me e shkulë zemrën
prej krahënueri,
e me ta dhanë.

Por, sa gja mund me qenë,
n’dritën tande, kjo zemra ime?
Pakgja, pakgja.

Oh, m’vjen me t’u dhanë me çdo ind,
me çdo flokë, me çdo qelizë.
M’vjen me t’u dhanë, trupeshpirt, i tani.

Nuk due me gjysma me t’u dhanë.
Due me t’u dhanë i tanë.

Dhe, se si m’bahet, prapë se prapë,
se edhe kaq m’ashtë pak.
Ma shumë se i tanë, due me t’u dhanë.
Due me u djegë i tanëtanë,
n’dritën tande flakënuese,
n’magmën tande,
n’zjarrin tand t’brendisë…

ObserverKult


Shazim Mehmeti

Lexo edhe:

SHAZIM MEHMETI: ME ORË E ORË PRES, POR AJO NUK VJEN…

Poezi nga Shazim Mehmeti

Me orë e orë pres, por ajo nuk vjen.
Plas e plas, por nuk m’vijnë as fjalët.
Shpëlarë m’është mendja,
si kjo fletë e bardhë, e paprekur.

Gjë prej gjëje, s’mund të bëj,
në një gjendje mjerimi, si kjo.

Por, sa të vijë ajo,
do ndryshojë gjithçka:
sakaq do bëhem ujk, do ulërij,
do ta ndjek nëpër kthina,
do ta zë ngusht
në një kënd të vogël dhome,
gjak n’lak qafe do t’i pi,
do t’ia ha gjithë shpirtin,
teshat, zemrën, mishin…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult