
Delirue fryma,
ajri, hapësia;
n’kupë naltimi,
delirue, ndezun,
hanë e yje;
n’flatrime dhanë,
n’flatrime lëshue,
gjithë zogjtë e mbramjes;
n’dy grushte, mbërthye,
gjithë qiejt, gjithë qiejt;
n’kangëzime, përhumbun,
edhe natë e zogjve;
rranjë bamë gjithë trupi,
n’shejtën e trupit,
e mishit tand;
bekue uji… bekue uji…
ObserverKult
Lexo edhe: