Shfaqet në Zagreb dokumentari kushtuar Adem Demaçit

Në qytetin e Zagrebit së fundmi është shfaqur filmi dokumentar “Kampi nga ferri” kushtuar simbolit të luftës për pavarësinë e Kosovës, Adem Demaçit dhe ish-të burgosurve të tjerë të cilët kanë vuajtur në burgun e Stara Gradishkës.

Shfaqja e filmit me regji të Valon Bajramit u zhvillua në kinemanë Urania në Zagreb. Ky program është mbajtur në kuadër të Javës së Kosovës me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

Ndërkaq kjo ceremoni u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb.

Potagonisti qëndror i këtij dokumentari është simboli i rezistences kombëtare, Adem Demaçi, i cili në Stara Gradishkë ka vuajtur plot 15 vjet burg.

ObserverKult


adem demaçi

Lexo edhe:

PËRKUJTOHET ADEM DEMAÇI, U BURGOS TRI HERË NGA REGJIMI I KOHËS

Adem Demaçi u lind më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë, ndërsa po të ishte gjallë sot do të festonte ditëlindjen e 88-të. Ai ishte kryesimbol i luftës për liri dhe pavarësi në mesin e bashkëkombasve të Kosovës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA), në datën e lindjes së Demaçit, pra sot e ka kujtuar të ndjerin duke theksuar se aktiviteti i tij patriotik në emër të rezistencës kombëtare është i pashoq.

“Demaçi ka denoncuar faqe botës pa ngurruar padrejtësitë e ushtruara nga regjimi serb në kurriz të popullsisë së shqiptarëve të Kosovës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


GABRIEL GARCIA MARQUEZ: DO HUMBASËSH SHUMË NJERËZ NË RRUGËTIMIN TËND…

Poezi nga Gabriel Garcia Marquez

Do humbasësh shumë njerëz
në rrugëtimin tënd.
Disa ngadalë, pa e vënë re.
Një telefonatë më pak,
një mesazh i harruar.
Të tjerët me zgjedhje,
tënden ose jo.
Disa, megjithatë,
do të qëndrojnë me ty.
Mjafton një foto e harruar mes një libri,
një këngë në radio
dhe ja, do ta kujtosh.
Do buzëqeshësh.
Mund të pyesësh veten
se si po përballen me betejat e tyre.
Nëse janë të lumtur.
Dhe ndoshta do të mallëngjehesh
duke ndërmendur
betejat e përballura së bashku.
Do ta lesh foton ku e gjete,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult