Shikomë thellë në sy- nuk do më kesh gjithmonë!

Foto ilustrim

Nga Mihallaq Qilleri

Qetësohu një çast dhe po aq mendohu gjithaq pa frikë;
Se unë e ti mund të mos jemi gjithmonë aq të lumtur.
Qetësohu një çast, kujto kohërat kur putheshim diku,
Me drithërimën e shpirtrave të gjymtuar, përhumbur,
Me mendimin banal se jemi të përjetshëm, ashtu.

Kjo ndoshta nuk do ndodh më, pas ca kohësh.
Pas muajsh, vitesh, shekujsh, nuk e di ekzaktësisht,
Por që tretjet do të jenë molekula fantazma që erërat,
Erërat e kësaj toke, qielli dhe dielli që ndrit mbi ‘to, them,
Do t’i shpërbëjnë sikur të mos kishin qenë kurrë, rastësisht.

Qetësohu një çast dhe më shikomë drejt në bebe të syrit.
Afrohu aq afër, sa të dallohet lëngu i lotëve të mi të fshehur,
Dhe bindu se kjo që do ndodh është një kohë e lemerishme,
E pa zakontë po ta mendosh, e errët, por e vërtetë,
Ne nuk do jemi gjithmonë bashkë në asgjënë e frikshme.

Nuk flas për vdekjen, fatkeqësitë, biologjinë e ekzistencës.
Ky që po zbraz me vargje nuk është heroizëm,
as klithmë që del prej tij.
Flas për mbarimin e magjisë dhe ëndrrës hyjnore,
Për bukurinë e dashurisë besoj se nuk zëvendësohet,
Për konventën e grisur të fatit dhe kohës fatkeqe, gri.

Qetësohu një çast dhe më shikomë thellë në sy.
Besomë,.. jam ai, që nesër nuk do jem më shpirtërisht në ty,
Po ta them pa tragjizmin e pështirë të melakolisë romantike,
Por me të vërtetën e së nesërmes që shpesh, shpesh të dy,
Nuk e përfytyruam dot dhe e trazuam në gënjeshtrën jetike.

Qetësohu një çast dhe kuptomë pa dilema, pa dyshime, natyrshëm.
Se sot dua të më ndjesh e të të ndjej mrekullisht,..magjishëm!

ObserverKult

——————————————————

mihallaq qilleri

LEXO EDHE:

MIHALLAQ QILLERI: MË DHEMB DHIMBJA JOTE…

Dhimbja jote është për mua,
Më shumë se dhimbje trupi,
Me shumë se dhimbje shpirti,
Me shumë se shtrëngim zemre,
Më shumë se frymarrja e mekur,
Më shumë se boshi i hapësirës,
Më shumë se humbja e dritës,
Më shumë se vet dashuria që ndjej
Për ty..
Dhimbja jote është humnera ime..

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult