Shivani Rani: Asgjë nuk mbetet më njësoj, kur dielli perëndon

grua sa më

Ditës po i vjen fundi dalëngadalë,
Dhe muzgu dritën e fashit
Çdo gjë duket e topitur
Perëndimi i dielli na shfaqet përballë.

Koha me flatra fluturon,
Në jetën time çdo gjë ndryshon,
Kurrë dy gjëra nuk janë njëlloj;
Teksa jeta shkon dhe vjen si lojë.
Lojtari fiton ose humbet kjo s’ka aspak rëndësi,
Madje edhe nëse jeta shkon vajmedet,
Një ditë e humbur s’ka pse na sjell mërzi.
Gëzohu që një ditë e re troket.

Kur hëna ndriçon;
Dhe yjet shkëlqejnë
Bukuria e muzgut
Zemrën na i këndell.

Drita vjen e shkon,
Dielli lind e perëndon,
Kështu jeta rrjedh gjithmonë,
Asgjë nuk mbetet më njësoj,
Kur dielli perëndon.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Amy Lowell: Kur jam me ty…