“Shkrimtarët e këqinj janë të nevojshëm…”, kështu mendonte Friedrich Nietzsche

Fridrih Niçe
Friedrich Wilhelm Nietzsche (15. 10. 1844 – 25. 06. 1900)

Nga Friedrich Nietzsche

Gjithnjë duhet të ketë patur shkrimtarë të këqinj sepse ata i përgjigjen shijes së njeriut të kohërave të pazhvilluara, të papjekura; edhe këto kohë kanë nevojat e tyre si kohërat e pjekura.

Nëse jeta njerëzore do të ishte më e gjatë, numri i individëve që do të piqeshin do të ishte më i madh, ose të paktën, po aq i madh sa ai i të papjekurve, por shumica vdesin goxha të rinj, pra gjithmonë ka më shumë intelekte të pazhvilluara dhe që kanë shije të keqe.

Për më tepër, këta synojnë, me fuqinë më të madhe të rinisë, të kënaqin nevojat e tyre: dhe ata e bëjnë të detyrueshme ekzistencën e autorëve të këqinj.

(Shkëputur nga “Njerëzor, tepër njerëzor” të autorit Friedrich Nietzsche)

Përktheu: Taulant Hatia

ObserverKult  


Fridrih Niçe
Friedrich Wilhelm Nietzsche (15. 10. 1844 – 25. 06. 1900)

Lexo edhe:

FRIEDRICH NIETZSCHE: MË NË FUND, SHPIRTI IM U MBUSH KAQ SHUMË ME GËZIM…

Friedrich Nietzsche: Në vend të një parathënieje

Për një kohë të gjatë, i peshova punët e ndryshme në të cilat zhyten njerëzit në këtë jetë dhe u përpoqa të zgjedh më të mirat mes tyre.

Por nuk ia vlen që të rrëfej këtu se çfarë mendova; mjafton që për veten time, asgjë nuk m’u duk më mirë sesa kur mbeta i lidhur fort pas qëllimit, domethënë; kur përdora gjithë kohën e jetës për qëllimin, duke përsosur arsyen time dhe rashë pas gjurmëve të së vërtetës në llojin dhe mënyrën siç e kisha shtruar unë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult