Shkrimtarit Walker nuk i pëlqen adaptimi i romanit të tij në film

“Cherry” bën fjalë për një veteran në Irak, të kthyer në narkoman e të kthyer pastaj në një grabitës banke.

Përshtatja filmike e librit “Cherry” të Nico Walker – romani debutues më i shitur të autorit, i cili bën fjalë për një veteran në Irak, të kthyer në një të varur nga heroina e të kthyer pastaj në një grabitës banke – do të dalë në kinema brenda këtyre ditëve.

Kjo përshtatje filmike është e drejtuar nga Vëllezërit Russo (të cilët mund t’i njihni nga Avengers) dhe me Tom Holland. Ankandi për të drejtat e filmit u kontestua ashpër. Kompania e prodhimit të Vëllezërve Russo mundi Warner Bros (me regji të James Franco) dhe Sony-n. Dikush mund të presë që Walker zgjodhi marrëveshjen që ishte më e kënaqur me vizionin e tij artistik, apo jo?, transmeton rtklive.

Ai që mendon kështu e ka gabim. Në një intervistë me The Times , Walker vlerësoi filmin: “Kam parë pjesë të filmit dhe është një interpretim artistik, le të themi. Ne nuk kishim fare kontribut, por Zoti i bekoftë, ata i blenë të drejtat; ata mund ta bëjnë atë në mënyrën e tyre”.

LEXO EDHE: “Wrath of man”, publikohet traileri i filmit të shumëpritur (Video)