Mjeku italian sjell fotografi të Shqipërisë të bëra gjatë tri dekadave

Në vitin 1993 për arsye humanitare dhe shëndetësore, vjen në Shqipëri doktor Muricio Bosio. Tre dekada më vonë ai është në Tiranë për të promovuar albumin e tij me fotografi. Ku takohen vitet ‘90, vitet 2000 e ditët tona, me kaosin, gjendjen, narrativën e të tria kohëve.

“Ai udhëton në Shqipëri bashkë me pasionin e tij, fotografinë. Gjatë gjithë udhëtimit të tij nga 1993-2017 është kujdesur që bashkë me kontributin humanitar të fotografojë, njerëz. Pastaj çaste, monumente e çaste të veçanta”, tha botuesja Anila Bisha.

“Mbërrita në Shqipëri në mars 1993, kur vendi ishte në fazën e hapjes së ndrojtur pas 50 vitesh mbyllje. Ky imazh që tregon një bari të vogël dhe nënën e tij në malet e Dajtit, simbolizon situatën që ishte vendi: e reja në fazë rritjeje, me shikim të hutuar në të ardhmen, e në një çasti trans tipik për imagjinatën, ndërsa e vjetra, vepron sipas kulturës së vet”, tha mjeku Mauricio Bosio.

Duke sjellë imazhe të ndalura në kohë e portrete që përçojnë kaos e dinjitet, Jugu, Veriu dhe Shqipëria e mesme dokumentohen në albumin e një vendi në udhëtim të tronditur. Çka duket se përcillet në pezullin e imazheve të njerëzve të trembur, të habitur. Apo në muret e gurët e monumenteve që mund të gjenden në imazhe me pamjen e nisjes së një kohe tjetër./BW


Lexo edhe:

FOTOGRAFI RRËQETHËSE NGA VITI 1991 KUR “NDËRROI JETË” DIKTATURA…

Këto foto pasqyrojnë më së mirë vuajtjet, trishtimin dhe shpresën e shqiptarëve për një kapitull të ri në jetën e tyre.

Fotot janë bërë në vitin 1991, në momentin historik të Shqipërisë. Kur ra perdja e komunizmit dhe u vendos demokracia.

Pas 45 vitesh komunizëm, më në fund, Shqipëria ishte e lirë.

Këto fotografi të rralla janë realizuar nga fotografi grek Nikos Ekonomopoulos..

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult