Shqiptar Oseku: Dita më e tmerrshme e luftës nis ditën e parë të lirisë

shqiptar oseku

I dashur komb,
ditët më të tmerrshme të luftës vijnë
pas mbarimit të saj.
Aty ku më kanë varrosur mua
rritet sot një qendër tregtare: shitore rrobash,
pajisjesh elektrike, bastore, bordel,
e një toalet publik. Gjindja shkërdhehen
e dhjesin mbi mua, tekstualisht, i dashur komb,
por s’ka gjë: të vdekurit s’janë sedërtarë.
Në parkun qendror bëjnë pazar dilerët.
Vartësitë tua zbulojnë çdo ditë droga të reja.
Bar i blertë. Bar i bardhë. Ti je narkoman,
komb i dashur, gjithmonë abstinent,
në kërkim të euforisë së radhës-
t’i ndiej ethet e manisë edhe këtu ku ndodhem,
nën një mal me spermie e mut.
I dashur komb, dita më e tmerrshme e luftës
nis ditën e parë të lirisë. Por s’ka gjë për ty.
Të vdekurit s’janë sedërtarë, pse flejnë
në këngë qyqesh.