Shumica gabojnë/ Ja si duhet të shkruhen trajtat e përbëra

Nga Rami Memushaj

a)Trajtat e përbëra të vetës së dytë dhe të vetës së tretë njëjës e shumës shkruhen bashkë:

Do t’jua (ju+e) hap zemrën./ Do t’jua (ju+i) hapim zemrat.
Ftesën ia (i+e) dërguan dje. /Ftesat ia (i+i) dërguan dje..
Ftesën ua (u+e) dërguan dje./Ftesat ua (u+i) dërguan dje.

b) Bashkë shkruhen edhe trajtat e përbëra të vetës së parë dhe të dytë njëjës, zanorja a e të cilave del nga shkrirja e ë-së me e-në:

Pasaportën ma (më +e) dhanë dje.
Këtë duhet ta (të+e) dish edhe ti.

c) Trajtat e përbëra të vetës së parë dhe të dytë të formuara nga bashkimi i trajtave të thjeshta më dhe të me trajtën e shkurtër i të kallëzores shkruhen me apostrof (shih edhe apostrofin, f.144-145):
 
M’i (më+i) jep të gjitha letrat.
T’i (të+i) thashë ato që dija.

d) Pjesët përbërëse të trajtave të përbëra të vetës së parë shumës shkruhen ndaras:
 
Na e (na +e) jepni edhe ne./ Na i (na+i) jepni edhe ne.

(Shkëputur nga libri i Rami Memushaj “Shqipja standarde –Si ta flasim dhe ta shkruajmë )

Përgatiti: ObserverKult

——

Lexo edhe:

“E KISHA TË VËSHTIRË TË SHKRUAJA PËR TIRANËN SI DIKUR”/ KOMPOZITORI I NJOHUR PËRLOTET: NUK DOJA TË GABOJA…

Tirana është qyteti me zemrën e madhe, Zoti më dhëntë jetë ta gëzoj”

Kompozitori i mirënjohur, Enver Shëngjergji, ishte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up” së bashkur me tenorin e njohur, Kastriot Tusha, të cilët pak ditë më parë publikuan një këngë kushtuar Tiranës.

I përlotur, kompozitori Shëngjergji tregoi lidhjet e forta që ka me Tiranën dhe për ndjesitë që përjetoi teksa shkroi këngën.

“Dikur në Tiranë në vitet ‘50 vinin për të çarë dru. Ai bërtiste në mes Tiranës hajde dru me pre. E dëgjoi nëndaja ime dhe tha shko dhe ma thirr atë zotninë. Erdhi çau drutë, përveç lekëve nëndaja e majti dhe për drekë i dha edhe bukë me vete. Të rrije me tiransit do të merrje huqet dhe zemër-madhësinë tiranse.

Erdhën nga të gjithë Shqipëria dhe gjetën veten. Tirana është qyteti me zemrën e madhe, Zoti më dhëntë jetë ta gëzoj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult