Si ju dërgua koka e Ali Pashës sulltanit?

Koka e Ali Pashës iu dërgua sulltanit në një tabaka argjendi.

300 ushtarë turq e shoqëruan kokën e Aliut për në Stamboll nga frika e një sulmi hakmarrës të shqiptarëve.

Koka mbërriti në Stamboll më 23 shkurt. Gjatë rrugës, ushtarët e ekspozonin kokën e Aliut me para që ta shikonin prijësit e pashallëqeve të tjera, transmeton ‘kuarc media’.

LEXO EDHE: KUSH E TRADHTOI ALI PASHË TEPELENËN?

Një muaj rrugë iu desh ushtrisë që ta çonte kokën e Aliut në Stamboll. Një shqiptar që jetonte në Stamboll dhe shok fëmijërie i Aliut, e bleu kokën dhe e varrosi në varrezat pranë Silivrisë. Aty gjenden dhe sot varret e djemve dhe nipit të tij.

Koka mendohet se është në Stamboll megjithëse shumë studiues preferojnë të mos japin kompetenca mbi këtë vendndodhje.