Si ke ndje ti zoja Shkodër, tungjatjeta…këndon Irian Taraboshi (Teksti dhe kënga)

“Si e ke ndje” titullohet kënga me tekst të Pandi Laços dhe me muzikë e orkestrim të Adrian Hilës, që u këndua nga Irian Taraboshi, si pjesë e fushatëssë Benet Becit për Bashkinë Shkodër.

“Si ke ndje…” u cilësua si një këngë e bukur, plot mesazhe “dashnie” për Shkodrën e kënduar mjeshtërisht dhe me një zë melodioz nga Irian Taraboshi, një interpretuese e shkëlqyer dhe që u prit me shumë dashuri nga shkodranët.

Tash, pasi veç kanë përfunduar zgjedhjet, kënga mund të dëgjohet përtej motivacionit për çka u krijua. Si ju duket?
A e ndjeni këngën? Ju pëlqen?

ObserverKult ju sjell tekstin e këngës:

Si ke ndje, si ke ndje,
si ke ndje ti zoja Shkodër, tungjatjeta,

Ma në fund rrugën unë për te ti e gjeta,
Si ke ndje, si ke ndje, si ke ndje ?

Unë tek ti o zojë e rand’ krytin mbështeta,
Veç gëzime du me nda këtu asht jeta,
Si ke ndje, si ke ndje, si ke ndje,
Në Shkodër a po vjen?

Sa herë në Shkodër,
Sa herë në Shkodër,
N’buz liqeni erdha me u fresku,
Sa herë në Shkodër, sa herë në Shkodër,
Miq e shokë kam mall me i taku.

Sa herë në Shkodër, sa herë në Shkodër,
Ku me zemër këndojnë për dashni,
Do vij në Shkodër, do vij në Shkodër,
Je e para tjetër s’ka si ti!

Si ke ndje, si ke ndje,
Karajfilat mbush aromë ndër kopshtija,
Njerëz t’bukur kur i hapin arkapijat,
Si ke ndje, si ke ndje, si ke ndje,
si ke ndje, si ke ndje.

Je e bukur Shkodra jeme an’ e kan’,
Ma e amël të shkon jeta me shkodran’,
Si ke ndje, si ke ndje, si ke ndje?

ObserverKult

Kliko edhe:

BEN BLUSHI: KAM ARDHUR PËR TË VDEKUR NË SHKODËR

ben blushi lako dren zotin
Ben Blushi


Këtë burrë e takova në Shkodër përpara disa muajsh. Diku përballë muzeut Marubi. Në qendër

A mund të bëj një fotografi, i thashë
Nuk di shqip, tha ai
Anglisht, thashë unë
Sigurisht, tha ai
Nga je, e pyeta
Jam amerikan
Çfarë bën në Shkodër?
Kam ardhur për të vdekur
Po pse do të vdesësh në Shkodër, e pyeta
Është pak e komplikuar, tha
Ma thuaj, e pyeta
Unë jam xhainist
Çfarë është xhainizimi, e pyeta
Xhainizmi është një fe indiane dhe unë jam ndjekës i saj
Po pse po vdes, e pyeta
Unë po bëhem gati për të vdekur, tha amerikani
Dhe si bëhesh gati për të vdekur, e pyeta
Sipas besimit tonë unë jam në një fazë tërheqje nga jeta duke hequr dorë nga shumë gjëra të zakonshme përfshi ushqimin dhe sek sin.
Pra nuk ha?
Vetëm barishte dhe ujë të zier
A ke qenë i martuar?
Sigurisht kam dhe dy fëmijë
Ke miq në Shkodër?
Shumë pak unë nuk dal shumë nga shtëpia
Po çfarë bën gjithë ditën?
Shumicën e kohës meditoj
Për çfarë mediton?
Kjo është nja praktikë e xhainizmit, ne meditojmë dhe pastrohemi për tu bërë gati për vdekjen
Po pse do vdesësh në Shkodër?
Unë mund të vdes dhe në vende të tjera, por tani jam në Shkodër dhe mendoj se jam gati për të vdekur.
Mirë, i thashë
Mirupafshim, tha
U ndamë.

Fillova të lexoj për Xhainizmin ose Jainism.
Jainism është një nga katër besimet kryesore indiane bashkë me hinduismin, budismin dhe sikhizmin.

Jainismi vjen nga shekulli i 6 para Krishtit dhe synon çlirimin e shpirtit përmes diturisë, besimit të drejtë dhe sjelljes së mirë.
Është ndoshta besimi më i vjetër i botës.
Jainismi nuk ka një themelues siç ka krishtërimi Krishtin ose budaizmi Budën.
Jainistët nuk besojnë tek Zoti ose Zotat në mënyrën që ne njohim por ata besojnë në hyjnoren, ose në perfekten, pra në qënie të cilat janë të afta për tu adhuruar

Ky lloj besimi, pra Jainismi, ka pesë parime kryesore të cilat i ndjekin pasuesit e tij.

E para është jo dhunë ose ahimsa, që nënkupton se njeriu nuk duhet ti shkaktojë asnjë formë dhune njerëzve të tjerë, sidomos kafshëve.

E dyta asnjë formë pronësie ose aprarigraha. Njeriu nuk duhet të lidhet me asnjë lloj pronësie materiale ose shpirtërore, duke shmangur në këtë mënyrë grykësinë, zilinë e xhelozinë.

E treta e vërteta ose satya, nënkupton se njeriu duhet të thotë gjithnjë të vërtetën dhe të mos gënjejë asnjëherë.

E katërta, mos vidh ose asteya. Një xhainist duhet të marrë leje për gjithshka që merr, ndryshe ajo quhet vjedhje.

E pesta, vetëpërmbajtje se ksuale që quhet brahmacharya. Kjo nënkupton besnikëri absolute ndaj partnerit ose në rastin e murgjve dhe asketëve xhain, celibashi e plotë, ose heqje dorë në mënyrë vullnetare nga se ksi.

U ktheva sërish në Shkodër për ta takuar xhainistin.

Doja ti bëja disa pyetje të tjera. Më vinte çudi se si një njeri që e dinte se do vdiste më kishte thënë mirupafshim, dmth mund të shihemi sërish. See you again.
Pyeta kudo duke u treguar fotografinë. Askush nuk dinte gjë.
Pyeta në polici. Për herë të fundit e kishin parë disa ditë para se të shkoja por jo më.
Pyeta në varreza. Nuk ishte.
Ndoshta ka shkuar diku tjerër për të vdekur.
Unë doja ta pyesja si e kishte emrin. Para se të vdiste.

ObserverKult


KULLA E INGLIZIT E SHEK. XIX, DËSHMI E PERIUDHËS SË ARISTOKRACISË MESJETARE NË SHKODËR

kulla e inglizit si ke ndje

“Kulla e Inglizit”, është një ndërtesë e shek. XIX, dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër. U rikonstruktua nga lordi anglez Padget kur u vendos në Shkodër.

Brendësia u përshtat në përngjasim të kishave e të kapelave protestante. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kambanat në orarin e liturgjisë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve osmane, ndërtesa u përdor vetëm si banesë.

Në 1949 aty u vendos Muzeu i qytetit, i ashtuquajturi ‘Muze Popullor’.

Foto është realizuar nga Kel Marubi, Vila Pagot, (pa vit) e marrë nga arkiva e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Evropë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek. XIX.

Nga pikëpamja ndërtimore përbëhet nga 16 dhoma aristokratike të mëdha. Më e madhja e ndërtuar me stil oriental.

Porta e oborrit është me dimensione jo të vogla e ndërtuar prej druri nga mjeshtërit shqiptarë. Dyert kanë stil të veçantë, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë.

ObserverKult

Kliko edhe:

KUR U HAPËN SHKOLLAT E PARË SHQIPE NË SHKODËR?

shkodra

Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan.

Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.

Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh.

At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638.

Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”.

Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edëin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.

“Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja.

Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.

Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”.

Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut.

Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para shkollës së Korçës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”.

Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult