Poezi nga Sibel Halimi
Jam rrëzuar
Si ndryshe do ta njihja botën
Ecur në dy këmbë s’mund t’i kuptoja
lartësitë e trasuar nga njeriu i sotëm
Jam venitur nga uria
Si ndryshe do ta kuptoja
heshtjen e gruas
braktisur në taket e ngulitura n’baltën e kohës
të prerë veten n’dysh
Kam trazuar veten
Si ndryshe do t’kisha pas fytyrë ta shihja në sy
kaq pabesisht duarve të gjurmëve ia dhashë litarin
Kam blerë veten në tregun e zbrazët
Si ndryshe do t’ia ktheja vetes asaj
Dërrmuar e sakatuar
Kokë ulur ia beha
Faljes tanimë nuk i kishte mbetë asnjë fjalë
ObserverKult
Lexo edhe:
HALIMI: ASKUSH MË MIRË SE GRATË NUK E DI SE NË SHOQËRITË SI E…
Lufta duhet të jetë e grave për gratë, duke iu rikthyer trupit jo si materie e as si metafizikë, po vendimmarrje për të
Nga Sibel Halimi
Jetojmë në një kohë kur shoqëria e determinuar nga faktorë të ndryshëm, detyron individin të ridimensionoj veten varësisht nga pushtet dominuese. Njeriu, e ka të vështirë, të persiatë mbi cilindo ndryshim. Ai kryesisht i pavetëdijshëm i nënshtrohet të tashmes me tërë qenien e vet, në të kundërtën ekzistenca e vetes është e papërballueshme. Pikërisht, për shkak të kësaj fuqie marramendëse të së jashtmes mbi jetën e njeriut, ne në çdo situatë braktisim të kaluarën tonë, dhe pavërjetshëm fillojmë të ndihemi komod në jetën e tërësisë, turmës. Zbrazësia shndërrohet në motivin tonë qendror dhe qorrazi strukemi e ndihemi të sigurtë nën pullazet absurde të shtëpive ideologjike. Njeriu pushon së kërkuari përgjigje mbi veten dhe idea mbi lirinë mbetet fat teologjik mbi të cilin as që duan t`ia dijmë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU