Sa herë kthehem n’qytetin tim
Lule loti nga malli në sy më mbijnë
Flas për gjithçka e flas pa pushim
Me gjuhën që dhe zogjtë, në pemë ma dinë.
Sa herë unë n’vendlindje kthehem
Fëmininë, rininë filloj t’kërkoj
Me mall në krahët e saj unë prehem
I lumtun si at’herë me të udhëtoj.
Melodinë e parë ma mësoj vendlindja
Me za bylbyli e me tinguj jete
Kangët e mia ja këndoj atdheut
I sjell si lule të një buqetë.