reklamë

Sigmund Freud: Ne jetojmë për të tjerët… harrojmë kush jemi vërtetë!

Nga Sigmund Freud

Sikur çdo njeri në Tokë të vendoste të thoshte të vërtetën, brenda njëzet e katër orësh nuk do të mbetej gjallë asnjë miqësi.
Po të ishim të gjithë krejtësisht të sinqertë, pa fjalë të ëmbla për të kënaqur të tjerët, do të kishte miliona divorce të menjëhershme, miqësitë do të bëheshin kujtime, familjet do të copëtoheshin.
Ne jetojmë për miratimin e të tjerëve.
Mbi miratimin e tyre ndërtojmë imazhin tonë. Nga pëlqimi i tyre ndiejmë se jemi “dikush”. E ndërkohë humbasim gjithnjë e më shumë lidhjen me atë që jemi në të vërtetë.
Dhe mbajmë mbi vete atë barrë të shëmtuar të pëlqimeve të rreme, që çdo “fis” e krijon për vete – qoftë çift, familje, miq apo shtete – për t’u ndier më të mirë se të tjerët.
Mbi këtë mashtrim, ndërtojmë imazhin tonë, një pasqyrë e rreme që na mbron nga e vërteta, sepse po të shihnim veten ashtu siç jemi në të vërtetë, do të përballeshim me boshllëkun që kemi brenda.

ObserverKult


Lexo edhe:

Sigmund Freud: Ja përse vuajmë…