SKANDAL/ Kisha e Shën Thanasit nuk njihet

SKANDAL/ Kisha e Shën Thanasit nuk njihet! Çatia e saj pikon, reshjet e shiut përmbysin ambientet e bredshme, institucionet asnjë reagim.

Janë njoftuar dhe institucionet përkatës mirëpo ende nuk është bërë asnjë rregullim në Kishë.

Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë është mbuluar nga uji, për shkak të reshjeve të shiut.

Në videon e siguruar nga ‘Dosja.al’ shihet që brenda Kishës pikon uji ndërkohë që janë dëmtuar dhe objektet brenda.

Për këtë gjë, janë njoftuar dhe institucionet përkatës mirëpo ende nuk është bërë asnjë rregullim në Kishë.

Për më tepër shihni videon!

Përndryshe Kisha e Shën Thanasit (Voskopojë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopoje.

Kisha mbaroi së ndertuari me 1721.[2] Ajo është e tipit bazilikë trenefeshe dhe ndodhet në pjesën verilindore të Voskopojës, te lagjia e Akamnelit.

Kisha ka dy kupola mbi tambur me qemere dhe kalota sferike të mbështetura mbi dy pilastra dhe tetë shtylla.

Permasat e tri nefeve janë 19 m x 10.50 m x 8 m, kurse lartësia e kupolave dhe nefit shkon ne 9m.

Kisha e Shën Thanasit ka absidë të dekoruar së jashtmi nga shtatë harqe të verbëra dhe dy të tjera anësore në të dy krahët ,që kurorëzojne dy dritare të vogla.

Hajati është 18.90 m I gjatë dhe 2.85 m i gjerë, i perkufizuar nga 6 arkada të mbështetura nv 5 shtylla dhe dy kapitele.[3] 

Tani kisha shërben si kishë për varrezat e Voskopojës.[4] Ikonat e kishës janë vjedhur 5 herë në vitet 1990-2010.
Vjedhja më e fundit ishte për ikona të pikturuara në vitin 1724.[5].

ObserverKult

Lexo edhe:

Kisha e ”Shën Nikollës” në Voskopojë e restauruar, ndër më të bukurat në Shqipëri