Ju ftojmë të lexoni poezinë “Filxhani i kafes, unë dhe karriga bosh” të poetit, Skënder Rusi!
Filxhani i kafes mbi tavolinë,
Tavolina, jashtë në ballkon!
Përballë meje të shoh të ulur,
Te kjo karrige ku ti mungon!
Të pres ta ndajmë bashkë mëngjezin,
Dhe unë e di me qind për qind,
Ty të bje pjesa që ka dhe diellin,
E pikërisht kur ai lind!
Kafja në filxhan u ftoh,
Po fundja dhe të ftohtë e pi,
Vetëm mos shoh karrigen bosh,
Mos shoh sikur je ulur ti!
ObserverKult
Lexo edhe: