Poezi nga Skënder Rusi
Unë të puth ty
dhe e harroj botën,
Mundësinë e saj reale
të zhdukjes!
Gjer atëhere do të ngrihet prapë
një varkë si e Noes,
Por unë do të zgjedh
Titanikun e puthjes!
Edhe në ndodhtë
që ai të mbytet prapë,
Prej tij, kurrë,
nuk kam për të zbritur!
Noeja shpëtoi botën
me një varkë,
Po s’bëri dot asgjë
Për Titanikun!
Ai është ende atje,
në fund të detit,
Si një dëshmi
e bukurisë fatale!
Unë të puth ty
dhe e harroj botën,
Mundësinë e zhdukjes
së madhe!
LEXO EDHE:
SKËNDER RUSI: KUR TË PUTH TY, BOTËN HARROJ!
NE S’BËJMË ASGJË TË KEQE, DUHEMI..
Biografi e shkurtër:
Autor i disa vëllimeve me poezi, të vlerësuara me çmime dhe të përfshira në disa antologji kombëtare dhe ndërkombëtare.
U lind më 1952 në qytetin e Korçës dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi.
Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.
Që prej vitit 1992 vazhdon të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë.
Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”.
Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vendeve të Europës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.
Prej 12 vjetësh është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë.
Prej 7 vjetësh organizon dhe drejton edhe njerin prej aktiviteteve më të medha kulturor e në Korçë te njohur si:
“Netët korçare të poezisë” me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia dhe vende tjera
Për një listë më të detajshme të botimeve të librave të këtij autori, mund të lidheni në vegëzën që gjeni më poshtë.
Për librat e këtij autori klikoni KETU
ObserverKult