Skënder Rusi: Pa ty kam mbetur bosh…

Poezi nga Skënder Rusi

Kërkoj fjalët e tua
nëpër ajër,
Të qeshurën tënde,
sidomos të qeshurën!
Pa ty kam mbetur bosh,
si një guackë,
Që ia kanë vjedhur perlën!

Kërkoj supin tënd
ku e harroja kokën,
Vjeshtën tënde pa zogj,
sidomos vjeshtën!
Edhe qielli sot ngjan
si një krijim idiotësh,
Me këto shira
që s’rreshtën!

Kërkoj trupin tënd
nëpër duar,
Gjurmët që ka lënë puthja,
sidomos puthja!
Zoti në një javë
Botën e ka krijuar,
Ndërsa unë në një ditë
e humba!

ObserverKult


Skënder Rusi, mos më duaj ObserverKult
Skënder Rusi

Lexo edhe:


SKËNDER RUSI: S’TË PËRQAFOJ DOT SI MË PARË…

Na u mbaruan fjalët,
S’kemi se si t’i flasim njëri-tjetrit!
Unë s’të përqafoj dot si më parë,
Dhe as të puth dot unë memeci!

Te ky bar ku ne jemi ulur,
(Tavolina nuk ka asnjë faj!)
Kur të ikë hëna unë do çohem,
Të vërtetën do ta them pastaj!

Ne jemi dy lumenj, por pa ujë,
Dy Sahara që zgjaten gjer përtej,
Ti kokën më kot e kthen nga unë,
Por edhe unë më kot nga ty e kthej!

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

SKËNDER RUSI: GJITHNJË E MË PAK PO JAPIM TË PUTHURA…

Gjithnjë e më pak po japim të puthura,
Të hidhura, pa sheqer kafet po i pimë!
Ditët tona (ato më të bukurat)
I mbajmë veshur edhe prapë ngrijmë!

Poezinë e plotë e gjeni KËTU