Ikën dritat edhe u bë terr!
Si të t’i gjej sytë!? S’di se si!
Dorën time një tjetër dorë e merr,
Dhe e shtrëngon atë, por jo si ti!
Ikën dritat dhe brenda u bë natë,
Si të t’i gjej ty flokët!? S’di se si!
Më mbeti në ajër dora ime e djathtë,
E shtrirë drejt teje si një dashuri!
Ikën dritat dhe ne u ngatërruam,
Të tjera duam, të tjera po na kapin!
Një vals po pret tani për të filluar,
Me të shëmtuarat po nxjerrim inatin!
ObserverKult
Lexo edhe: