Do të shkoj në varreza të dielën,
Pa dalë dielli ende në ndajnatë.
S’do ta zgjoj, jo, rojen syfjetur,
Qetësisht do mbyll portën prapë.
Do eci i heshtur ndër varre,
Në mes emrash, të shumtën s’i njoh.
Pak vend bosh do të gjej të ngul kryqin
Në dheun nga shirat bërë llohë.
Do të ndez më pas një qiri,
Një cigare me qiri do ta ndez,
Do ta fsheh paketën nën plis
Ta pi ngeshëm, pasi të vdes
E të ik….
ObserverKult
—————–
Kliko edhe:
“DO TË SHKOJ TË DIELËN NË VARREZA”, POEZINË E OLLDASHIT E LEXON ENGJËLLUSHA ALLA (VIDEO)
Kliko edhe:
ROZA ANAGNOSTI KUJTON MUHARREM FEJZON: PAS NDRENIKËS RREZIKOVA TË MA HIQNIN ROLIN DHE MUA PËR BIOGRAFI
“Ai ishte regjisori im i mirë. I paqtë në sheshxhirim. Duhet ta nderoj kujtimin e tij”. Një miqësi 50-vjeçare mes aktores Roza Anagnosti e regjisorit Muharrem Fejzo, është zanafilla e një bisede pranë sheshit “Shopen”, një të hënë nëntori, bisedë e zhvilluar muaj më parë, pak kohë pasi Fejzo kishte ndërruar jetë.
Ajo erdhi në një rrëfim të ndjerë pothuaj e përlotur për ndarjen e tij nga jeta, për ikjen pa lamtumirë, për mesazhin e fundit që ajo i dërgoi pa marrë përgjigje prej tij.
Ndalet doemos të kohët e vështira kur pas xhirimeve të filmit “Fije që priten” iu hoq roli Robert Ndrenikës dhe rrezikoi edhe Roza Anagnosti rolin e saj.
Më sytë drejt qiellit e mallin e pashuar, për humbjen e një miku e një burri fisnik, që vishej me sqime e sillej si aristokrat, që buzëqeshte kur e trishtonin e luftonte si mbret, për Fejzon “regjisorin e saj të dashur”.
Tekstin e plote e gjeni KETU